PL: Propozimet tona për buxhetin i shërbenin fermerëve

26 Dhjetor 2023, 16:06| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 16:09

  • Share

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, theksoi edhe një herë se nëse do ishin pranuar propozimet e tyre për buxhetin e Tiranës, qytetarët do të përfitonin më shumë, veçanërisht fermerët.

Partia e Lirisë propozoi që 15 milionë euro nga 330 milionë euro buxhet të shkonte si mbështetje për fermerët e Tiranës. 7 milionë  euro të shkonin për financimin e skemave mbështetëse 3 milionë euro të shkonin si mbështetje për huamarrje, 2 milionë euro të shkonin për produktet made in Tirana. Taksa për fermerët e Tiranës që shesin në tregjet e gjelbërat të ishte 0%.10 mijë euro mbështetje në bazë materiale për çdo fermer që kërkon të nisë një biznes të ri në fshat në Buxheti 330 milionë euro i miratuar nga Bashkia e Tiranës me arrogancën e kartonit, nuk i shërben fermerëve, grupeve të interesit dhe qytetarëve" tha Braimllari.

Buxheti i vitit 2024,  me vlerë 33.4 miliardë lekë, për Bashkinë e Tiranës u miratua më 22 dhjetor në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për këtë vit. 

     

    S.G/ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • €%^_: 26/12/2023 18:43

      Ikni mor parti leshi

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Si ju duket programi i Bashës për zgjedhjet e 2025-ës?