Tedi Blushi

PL denoncon tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes: 600 mijë euro për 8 vajza hostess që ofrojnë shërbime çlodhjeje

11 Tetor 2022, 15:16| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 15:27

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka denoncuar  ministrin e brendshëm Niko Peleshin për të ashtuquajturin ‘skandali i tenderit 600 mijë euro’. Ai pretendon se ky tender me shifrën 600 mijë euro po shpërdohet për 8 vajza 'hostess'. 

Sipas Blushit janë duke u shpërdoruar taksat e shqiptarëve në kulmin e krizës ekonomike ku nivelet e abuzimit janë të paimagjinueshme.

‘Thellohet skandali i tenderit 600 mijë euro të Ministrit Peleshi: Do paguajmë 8 vajza hostess që ofrojnë “shërbime çlodhjeje” për tre orë.

Shpërdorimi i taksave të shqiptarëve, në kulmin e krizës ekonomike, po arrin nivele abuzimi të paimagjinueshme.

Të tjera fakte skandaloze zbulohen nga tenderi që denoncuam pak kohë më parë, i Ministrisë së Mbrojtjes, që ka vendosur të shpenzojë 600 mijë euro për “shërbime çlodhjeje”.

Referuar dokumentave të këtij prokurimi të turpshëm mësohet se me këtë fond të majmë, Niko Peleshi do paguajë edhe 8 vajza hostess me uniformë, për një shërbim 3 orësh (dokumenti bashkëlidhur) në ahengun e “tallavasë” që do të organizojë Ministria e Mbrojtjes, në funksion të të cilit do të blihen edhe 700 tapete e mokete.

Ky tender i turpshëm, simbol i babëzisë, vlera e të cilit është e barabartë me pagën e 575 pedagogëve që prej muajsh janë në protestë për një rrogë dinjitoze, duhet anuluar urgjentisht, veçanërisht në kushtet kur shqiptarët po luftojnë sot për bukën e gojës! Është më shumë se një krim i shëmtuar!’- shkroi Blushi.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?