PL çon në Kuvend ndryshimet ligjore për oksidin e azotit! Xhixho: ‘Tullumbacja’ ka rrezik të përdoret vetëm për Mjekësi

20 Tetor 2023, 14:11| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 14:31

  • Share

Partia e Lirisë ka dërguar parlamentit një kërkesë për ndryshime ligjore, për të shpallur të dënueshëm tregtimin e oksidit të azotit jashtë mjekësisë. Nënkryetarja Erisa Xhixho tha se lënda, që edhe në Shqipëri po përdoret masivisht nga rinia duke e thithur me tullumbace, nëse shpërndahet duhet të dënohet me burg.

‘…ky gaz tregtohet lirisht në lokalet e Tiranës, madje shoqërohet edhe me faturë.. Aksionet në baret dhe mjediset e tjera rreth shkollave bëhen nul në mungesë të bazës ligjore.

…Në këto kushte, i jemi drejtuar Parlamentit me një kërkesë për ndryshimin e ligjit Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope. Kemi kërkuar ndryshimin e ligjit dhe krijimin e bazës ligjore për ndalimin e prodhimit, shpërndarjes  dhe tregtimit të monoskidit të azotit, duke e klasifikuar atë si lëndë me rrezikshmëri të lartë që përdoret vetëm në mjekësi.

…Britania e Madhe nga muaji i ardhshëm do të ketë efektiv ligjin që ndalon këtë lëndë dhe dënon tregtarët e saj deri në 14 vjet burg. ‘- tha Xhixho.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?