Foto ilustruese

Partia e Lirisë 25 pyetje Ramës për çështjen e detit: Nuk është plaçkë! Pse s’ka transparencë për negociatat me Greqinë?

23 Janar 2023, 12:58| Përditesimi: 23 Janar 2023, 14:38

  • Share

Partia e Lirisë i kërkon kryeministrit Edi Rama të bëjë transparencë për çështjen e detit me Greqinë. Përmes deputetit Vasili, PL i ka dërguar 25 pyetje kryeministrit, për negociatat, delegacionin e posaçëm dhe ekspertizën për këtë çështje.

Vasili thotë se që prej ikjes së Metës nga detyra si kreu i shtetit, nuk ka më asnjë transparencë për çështjen e detit dhe negociatave me Greqinë. Këto “ndalesa” sipas Partisë së Lirisë datojnë që prej datës 21 korrik nga ish Presidenti Meta, i cili u ka dhënë deputetëve të Kuvendit detaje për bisedimet dhe negociatat nga kjo çështje.

“Çështja e kufirit detar është kryeçështje për çdo shqiptar.

I gjithë opinioni kërkon dhe pret trasparencë për këtë çështje e cila nuk është eskluzivitet i qeverisë, por i një sërë institucionesh kushtetuese të detyrueshëm e të pakapërcyeshëm siç janë Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë.

Në datën 21 korrik të vitit 2022, të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfshirë edhe Ju me cilësinë e dyfishtë të Deputetit më së pari, si edhe atë të Kryeministrit jeni njohur me letrën zyrtare të Presidentit të Shqipërise Z. Ilir Meta për çështjen e kufizimit të zonave detare midis dy vendeve (Shqipëri- Greqi) dhe ecurisë së procesit negociator. Ndaj, në mbështetje të neneve 23 dhe 48 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, nenit 8 të ligjit nr.8550, datë 18.11.1999 “Statusi i Deputetit”, i ndryshuar,  nenit 7 të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po Ju kërkoj të më informoni në lidhje me pyetjet e mëposhtme”- tha ndër të tjera Vasili.

Në ç ‘pikë janë sot bisedimet për çështjen e detit:

Shqipëria dhe Greqia kanë rikonfirmuar vullnetin për kërkimin e një kompromisi për referimin e çështjes së detit në Hagë. Në një konferencë të përbashkët ministrja e Jashtme Xhaçka dhe homologu i sajgrek më 21 dhjetor u shpreh se mes dy vendeve ka vullnet dhe mirëkuptim për ta trajtuar çështjen në instancat ndërkombëtare. Homologu i saj grek, duke komentuar referimin e çështjes së detit në Hagë u shpreh do shërbejë si një kapitull i ri për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?