Të dënuar nga GJKKO si pjesëtar të grupeve kriminale, ekstradohen nga Spanja dhe nga Gjermania dy persona (EMRAT)

4 Dhjetor 2023, 15:52| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 16:02

  • Share

TIRANË- Dy të dënuar me ‘arrest me burg’ nga GJKKO, për veprimtari kriminale, të kryer në kuadër të 2 grupeve kriminale janë ekstraduar nga Gjermania dhe nga Spanja.

Konkretisht është ekstraduar nga Frankfurti, shtetasi i lindur në Palestinë, Ahmed Sullatn, 33 vjeç.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ahmed Sulltan akuzohet se është organizator i një grupi kriminal, i cili nga viti 2020, ka kryer disa raste të dhënies ndihmë emigrantëve nga Lindja e Mesme, kundrejt 4500-5000 eurove/person, për kalim të kundërligjshëm në shtetet e BE-së, përmes rrugëve detare dhe atyre tokësore.

Po ashtu është ekstraduar nga Barcelona shtetasi Gjergj Zefi, 31 vjeç, lindur në Sukth.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjergj Zefi akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që mbante, transportonte, shiste dhe trafikonte lëndë narkotike.

Të ekstraduarit iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime procedurale të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?