Pjesë të grupeve të trafikut të drogës, ekstradohen dy trafikantë nga Greqia dhe Gjermania! Njëri prej tyre i shpallur në kërkim nga GJKKO (EMRAT)

27 Janar, 11:55| Përditesimi: 27 Janar, 14:49

  • Share

Dy shqiptarë u ekstraduan në vendin tonë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Eltion Dani 31 vjeç nga Shkodra u ekstradua nga Gjermania. Ndaj tij, GJKKO në qershor 2023 kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë arrest me burg. Ai akuzohet se gjatë periudhës janar 2018-dhjetor 2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdha droge në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Holandë dhe Gjermani.

Ndërkohë në bashkëpunim me Interpol Athinën u ekstradua në vendin tonë  Vangjel Hajderasi 43 vjeç. Ai akuzohet se në mars të citit 2018, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar të trafikojë kanabis drejt Greqisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?