Foto ilustruese

Pjesë e rrjetit ndërkombëtar të drogës, shtatë shqiptarë të arrestuar në Firence, operacioni bashkëpunim mes antimafias italiane e SPAK

20 Shkurt, 17:34| Përditesimi: 20 Shkurt, 23:01

  • Share

Shtatë shqiptarë janë arrestuar për trafik droge në Itali gjatë një operacioni të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë së Firences. Operacioni u zhvillua midis provincave të Firences dhe Pratos.

Po në kuadër të këtij operacioni më 5 shkurt, u ekzekutuan 78 masa të tjera sigurie, prej tyre 70 arrest në burg dhe 8 në arrest shtëpie. Të arrestuarit u përkasin organizatave të trafikut të drogës që veprojnë mes Italisë, Shqipërisë, Holandës, Spanjës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar e Zvicrës, raporton ANSA.

Shtatë personat e arrestuar sot janë të gjithë me kombësi shqiptare, njësoj si pjesa më e madhe e personave të arrestuar në fillim të muajit. 

Hetimet që çuan në goditjen e rrjetit të gjerë të trafikut ndërkombëtar të drogës nisën nga sekuestrimi i 2 kilogramë marijuanë. U hetua një person “i shkëputur nga organizata” i cili së bashku me bashkatdhetarët e tjerë të vendosur në Shqipëri, vijuan aktivitetin e importimit dhe tregtimit të kokainës, hashashit dhe marijuanës, të pavarur, nga viti 2018 deri në verën e vitit 2022.

Droga, në sasi të mëdha, u transportua në kamionë të kompanive të transportit zyrtarisht të rregullt, të modifikuar në mënyrë të përshtatshme për të fshehur drogën.

Për hetimet u ngrit një ekip i përbashkët mes policisë shqiptare, të koordinuar nga Dia e Firences dhe Prokuroria Speciale e Tiranës, SPAK, e specializuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?