Sulmuesi i kombëtares Giacomo Vrioni

Pjesë e Juventusit, sulmuesi i kombëtares shqiptare ndryshon kontinent! Tranferohet në Amerikë

1 Korrik 2022, 16:24| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 16:26

  • Share

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Giacomo Vrioni, pjesë e Juventusit, shumë shpejt pritet të ndryshojë skuadër dhe kontinent.

Sipas gazetarit ekspert të merkatos skuadra e MLS-së New England Revolution ka arritur akord me italianët për blerjen e shqiptarit. Vrioni shumë shpejt do zyrtarizohet në Amerikë si zëvendësuesi i sulmuesit Adam Buksa.

Për këtë marrëveshje amerikët do paguajnë 3.8 milionë dollarë. Sa i përket Vrionit sezonit e fundit u aktivizua në Austri ku u shpall edhe golashënuesi i kampionatit.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?