Pjesë e jurisë së “DWTS”? Përgjigjet Olta Gixhari

21 Shtator 2023, 21:39
  • Share

Disa ditë më parë është përfolur në media se Olta Gixhari do të jetë anëtarja e katërt e jurisë së “DËTS”. Ndonëse nuk ka një datë ekzakte se kur fillon ky program, dalëngadalë po zbulohen konkurrentët dhe pjesëtarët e jurisë.

Në lidhje me këto lajme që qarkullojnë se atë do ta shohim si “gjyqtare” këtë herë ka reaguar vetë Olta.

Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, Olta ka publikuar një prej pyetjeve lidhur me formatin, duke dhënë një përgjigje që as nuk e konfirmon, e as nuk e mohon.

“Mos u merrni me thashetheme”- shkruan ajo, duke lënë vend për dyshim.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?