Pjesë e grupit të ‘skifterave’ që grabitën mbi 60 banesa në Francë, GJKKO dënon me 11 vite burg Bardh Hoti

11 Shkurt 2022, 14:50| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 14:59

  • Share

Gjykata ka dënuar me 11 vite burg Bardh Hotin (Fatbardh Hoti, Fatbardh Daci), i akuzuar se vodhi 150 mijë euro (70,000 € cash dhe sende me vlerë) në Francë. Bardh Hoti u arrestua gjatë operacioni ‘Aquila 2019’ në maj të vitit 2019, si pjesë një grupi ‘skifterësh’ që vodhën më shumë se 60 banesa në Francë.

Bashkë me Bardhi Hotin u arrestuan edhe shtatë shqiptarë të akuzuar për vjedhje me forcë të rreth 70 apartamenteve në Nancy të Francës përgjatë tre muajve të fundit të vitit 2018. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe 'grupi i strukturuar kriminal'. 

Sipas policisë vlera e sendeve të vjedhura në grup kapte vlerën e 300 mijë eurove, duke përfshirë këtu bizhuteri, sende me vlerë dhe para cash. Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë, por edhe në Belgjikë e Itali.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?