Henri Haxhiraj dhe Sheila Haxhiraj

Pjesë e grupit që ngritën laborator për falsifikimin e dokumenteve dhe merrnin deri në 300 mijë euro, 34-vjeçari i arrestuar një ditë më parë, vëllai i këngëtares së njohur

14 Janar 2022, 12:15| Përditesimi: 14 Janar 2022, 12:29

  • Share

Henri Haxhiraj, i arrestuar një ditë më parë në Lezhë, i akuzuar si pjesë e grupit që kishin ngritur një laborator për falsifikimin e dokumenteve, është vëllai i këngëtare së njohur, Sheila Haxhiraj.

34-vjeçari Haxhiraj u arrestua bashkë me tre persona të tjerë, Petref Musabelliun, Arjan Reugjatin dhe Erigesj Morigën, pas 3 muajsh hetime nga prokuroria. Ata kishin ngritur laboratorë në Lezhë, Tiranë e Elbasan për falsifikimin e dokumenteve të identifikimit me shtetësi të huaj, përkatësisht bullgarë dhe spanjollë, kundrejt një shume nga 500 euro deri në 300 mijë euro. Ndërkohë u shpallën në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Rrjeti i falsifikatorëve, në shënjestër kishte klandestinët që kërkonin të kalonin nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Por hetimet provuan se nuk kanë munguar as shqiptarët që kanë kërkuar të kenë një identitet fals si shtetas të vendeve të BE.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa ambiente në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, u sekuestruan pasaporta dhe karta identiteti bullgare, karta identiteti spanjolle, pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi italiane, fotokopje dokumentesh të huaja e shqiptare, pasaporta shqiptare, certifikata, 11 njësi kompjuterike, karta bankash, laptopë, USB që përmbanin të dhëna personale të disa shtetasve të huaj të mashtruar nga të arrestuarit.

Komento

Komente

  • Spaku: 14/01/2022 16:30

    Ktu ka organizata kriminale qe perpunojne cdo dite Droge ne mes tiranes ne punishte te mirfillte, Dhe trafikojne nga europa, merren me lojra fati, Merren me trafik armesh te renda nga me te sifistikuarat, Planifikojne vrasje e vrasin sipas deshires e porosise... Kane vite te lire dhe qe japin rrogen cdo muaj policise, Dhe askush nuk vepron. Nderkohe merren me 3 diletant fallsifikator pa lidhje, Qe mezi shtyjne muajin me buke. VK

    Përgjigju
  • Tan H: 14/01/2022 15:17

    Petref Musabelliut i vrau djalin Konstandin Xhuvani te Osman Myderizi, Me pas vrau dhe 5 tjere te gjuhet e huaja Konstandin bisha... duke mos pase drejtesi, dhe si per ironi djali prokurorit qe vrau, Te cilin i njejti prokuror e kishte njerre te pafajshem si shok i djalit! Ndersa Ky zotnia u merrka me pasaporta fallco!!! Te bente punen e djalit sa mire beka pasaportat Mire do ishte dhe per ate te shkretin qe iku kot tia merrte hakun. Njerez pa gjak..

    Përgjigju
  • Shoku: 14/01/2022 15:04

    Ska mundsi, Henri eshte djali i mire dhe efektiv ne policine e shtetit prej kohesh, njihet si nje djale shume i urte qe shikon punen e vet Dhe ska nevoje per kto gjera sepse eshte me prona dhe tirons i vjeter. Dhe dajen e ka gjyqtar e prind me lek gjithashtu, kane pavaresi ne lek, Dmth jane familje e ngritur. Ai mund te jet shoqeruar me kto rastesisht dhe fatkeqsi!

    Përgjigju
    • Gripi: 14/01/2022 17:39

      Se njoh fare por nese eshte polic atehere e sigurte qe ka zene shoqeri te keqe hahaha Sa pee dajen gjywlqtar mos e permend me sepse ketu femijet e gjyqtareve, prokuroreve dhe politiqenerve jane me te poshtrit dhe kjo jo se keta vijne nga familje te mira por sepse i nga llumi dhe i vendosen ne poste. Megjithate nuk i dihet se Alketa Vejsiu per 6 mina me telekomande e nxorri per nje vit te vellain. Edhe kete mbasi ta rrjepin mire nga leket dhe pronat do e lirojnr per sjellje te mire.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?