SPAK sekuestron HEC-in ‘Drita’ të Erzen Breçanit dhe llogari bankare e makina të Ervin Matës! Vijojnë hetimet për prona që fshihen në emër të familjarëve

19 Janar, 11:00| Përditesimi: 19 Janar, 14:01

  • Share

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar HEC- “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij i përgjuar direkt në biseda për trafik kokaine dhe transaksione financiare.

Kurse Ervin Matës i janë sekuestruar, llogari bankare, automjete si dhe janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër tyre të apo familjarëve.

Këtë të premte në Apelin e Posaçëm, do shqyrtohej ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros por seanca u shty për një ditë tjetër. Sekuestrot janë vendosur pasi SPAK dyshon se pasuritë janë ngritur nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës. 

Hetimi pasuror i nisur nga SPAK ndaj grupit kriminal ku doli i përfshirë Erzen Breçani, djali i tij Eralbi dhe i kërkuari Ervin Mata, vijon me mbledhjen e provave.

Më 24 nëntor 2023, shqiptarja.com e Report TV mësoi se përveç pasurive në emër të personave në hetim po verifikoheshin dhe pasuritë e familjarëve të tyre, dhe të këngëtares Elvana Gjata, e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj bankare nga Ervin Mata. Ky i fundit ka kryer biseda në “Sky ECC” për trafikim droge në disa episode, ndërkohë që nuk rezulton të ketë në emër të tij ndonjë biznes.

Ish-drejtuesi i lartë i policisë Erzen Breçani u arrestua pas zbardhjes së disa bisedave ne aplikacionin SKY ECC, ku në pranga përfunduan disa persona, mes tyre edhe shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni. Në dëshminë e tij të dhënë në gjyq, Erzen Breçani deklaroi se nuk kishte marrë para nga djali i tij dhe as nga Ervin Mata si dhe mohoi të kishte dijeni mbi aktivitetin kriminal të Eralbi Breçanit i cili ishte pjesë e grupit që trafkonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?