Sport

Pjesë e finales në Londër? Eriksen dhe mjekët që i shpëtuan jetën marrin ftesë nga UEFA

6 Korrik 2021, 19:45| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 19:47

  • Share

Christian Eriksen mund të jetë pjesë e finales së kampionatit europian edhe nëse Danimarka eliminohet kundër Anglisë.

Futbollisti danez është ftuar nga UEFA për të qenë në Londër me datë 11 korrik, të dielën, kur të luhet edhe finalja. Sigurisht që arsyeja është episodi në ndeshjen që skandinavët luajtën kundër Finaldës ku Eriksen pësoi atak në zemër.

Së bashku me Eriksenin të ftuar janë edhe 6 mjekët dhe pjestarët e tjerë që i shpëtuan jetën numrit 10. Ende këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigjje, por aktualisht Eriksen ndodhet në shtëpinë e tij ku po merr veten nga ajo ngjarje e cila shikoi mbar opinionin futbollistik.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?