Pite tradicionale me spinaq dhe miell misri në 5 minuta nga zonja Albana

4 Prill 2022, 12:59| Përditesimi: 4 Prill 2022, 13:14

  • Share

Pite tradicionale me spinaq dhe miell misri në 5 minuta

Përbërësit:

200 gr spinaq

150 gr çikore

700 gr kos

1 lgj kripë

1 lgj fryrës

100 ml vaj

3 vezë

300 gr djathë i butë

2 gota miell misri

1 tufë koper

Bishta qepësh

Fara të ndryshme

Vezë për lyerjen e sipërfaqes

Përgatitja:

Në një tas vendosim jeshillëqet e pastruara. Shtojmë kripë, piper, vezë, kos, vaj. I përziejmë të gjitha së bashku dhe më pas shtojmë gradualisht miellin e misrit. Djathin e bardhë e shtypim më një pirun dhe e shtojmë së bashku me bimë aromatike sipas preferencës. Lyejmë një tavë me pak vaj, shtrojmë masën, e nivelojmë mirë dhe më pas e lyejmë me një vezë të trazuar me pak vaj. E spërkasim me fara të ndryshme dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?