Pite tigani shoqëruar me vezë dhe pançetë nga zonja Albana

22 Qershor 2023, 11:35| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 11:37

  • Share

Pite tigani shoqëruar me vezë të skuqura me pançetë

Përbërësit:

  • 600 ml ujë
  • 1 ls maja e thatë
  • 1 ls sheqer
  • 1 lç kripë
  • 6-7 fç miell
  • Vaj për skuqje

Për shoqërim:

  • Vezë të skuqur
  • Pançetë FIX

Përgatitja:

Tresim majanë e thatë në ujë me pak sheqer dhe pak miell. E lëmë majanë të aktivizohet. Më pas zëmë brumin duke shtuar dhe majanë e ardhur. E lëmë brumin të pushojë dhe më pas e ndajmë në kuleçë. I lëmë dhe kuleçët përsëri të vijnë dhe më pas i hapim sa pëllëmba e dorës dhe i skuqim pitet në vaj të nxehtë bimor.    

Pitet i servirim të shoqëruara me vezë të skuqur dhe pançetë të tymosur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?