Pite të shpejta me turmerik nga zonja Albana

7 Dhjetor 2023, 12:25| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 12:27

  • Share

Pite të shpejta me turmerik

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • 300 ml ujë
  • 1 lç turmerik
  • 1 lç kripë
  • Pak sheqer
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Vendosim në një enë ujë të vluar, shtojmë  kripën, sheqerin dhe turmerikun, i përziejmë mirë dhe më pas shtojmë gradualisht miellin. E punojmë fillimisht me lugë druri e më pas me dorë derisa brumi të lidhet e të bëhet si brumë byreku. E lëmë brumin të pushojë dhe më pas e ndajmë në kuleçë. Hedhim miell në tryezën e punës dhe hapim kuleçët në petë rrumbullake të vogla. Ndërkohë ngrohim vajin dhe skuqim pitet nga të dy anët, të cilat i servirim me djathë të bardhë ose me mjaltë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?