Pite të mbushura nga zonja Albana

3 Nëntor 2022, 13:56| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 13:57

  • Share

Pite të mbushura

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 250 ml ujë të ngrohtë
  • ¼ lk sodë buke
  • 200 gr djathë
  • 200 gr sallam ose salçiçe
  • 2 speca (jeshil dhe të kuq)
  • 1 domate
  • 1 vezë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper, rigon
  • Vaj bimor

Përgatitja:

Në një tas vendosim miellin, sodën e bukës, pak kripë dhe ujin e vakët. E punojmë mirë brumin dhe e lemë të pushojë. Ndërkohë kaurdisim për pak minuta sallamin ose salçiçet të prera ne fetëza, specat dhe domatet në kubikë. Shtojmë një vezë dhe djathë të grirë kaçkavall. Brumin e pites e ndajmë në dy pjesë dhe më pas hapim dy petë mesatare. Shtrojmë një letër pjekje në tavë, vendosim petën e parë, hapim mbushjen, e nivelojmë mirë dhe e spërkasim me majdanoz dhe djathë të grirë. Vendosim petën tjetër, rregullojmë anësoret dhe e vendosim piten të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?