Pite pa vaj me rozmarinë nga zonja Albana

9 Mars 2022, 11:14| Përditesimi: 9 Mars 2022, 11:15

  • Share

Pite pa vaj me rozmarinë

Përbërësit:

1 lc maja të thatë ose aktive

1 lgj sheqer

1 lgj kripë

200 ml qumësht të vakët

2 gota e gjysmë miell

1 lç turmerik

Rozmarinë

Përgatitja:

Majanë e vendosim me qumësht, sheqer dhe pak miell dhe e lemë të aktivizohet.

Në një tas vendosim miellin, kripën, turmerikun, rozmarinën dhe qumështin e vakët. E punojmë mirë dhe më pas e lemë brumin të pushojë për rreth 30 minuta.

Pasi brumi të ketë ardhur e ndajmë në kuleçë, të cilat i hapim pak dhe i vendosim të piqen pa yndyrë në nje tigan që nuk ngjit.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?