Pite pa petë me mish pule dhe kunguj nga zonja Albana

10 Korrik 2023, 11:09| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 11:23

  • Share

Pite pa petë me mish pule dhe kunguj

Përbërësit:

  • 500 gr gjoks pule
  • 500 gr kunguj
  • 2 qepë
  • 3 vezë
  • 100 gr kos
  • Majdanoz
  • Kripë, piper
  • Miell sa të marrë
  • Djathë i grirë kaçkavall

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë mishin e pulës, më pas e copëtojmë. Kungujt i kalojmë në blender ose në rende. Vezët i rrahim në një tas me pak kripë, shtojmë kosin dhe një pjesë të djathit kaçkavall. I bashkojmë të gjithë përbërësit duke rregulluar shijen me kripë e piper. Vendosim letër kuzhine në një tavë ku hedhim masën e përgatitur. E spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?