Pite në tigan me qepë të njoma nga zonja Albana

20 Janar 2023, 12:15| Përditesimi: 20 Janar 2023, 12:16

  • Share

Pite në tigan me qepë të njoma

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 80 ml ujë të ftohtë
  • 150 ml ujë të vakët
  • 4 qepë të njoma
  • 1 vezë
  • 1 ls kurkuma
  • Kripë

Përgatitja:

Presim bishtat e qepëve hollë. Miellin e shtojmë në një tas me ujë të ftohtë, vezë, kripë. Shtojmë qepët e njoma dhe më pas ujin e ngrohtë. E punojmë mirë brumin dhe e ndajmë në kuleçë, të cilat i lemë të pushojnë për pak minuta. I hapim më pas kuleçët sa përmasa e dorës, bëjmë një prerje nga mesi-poshtë dhe i mbledhim përsëri në formë rrumbullake dhe në fund i japim formën e piteve të sheshuara. Më pak gjalpë ose vaj i skuqim pitet dhe i servirim të ngrohta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?