Pite me spinaq nga amvisa e Kosovës

17 Janar 2023, 13:48| Përditesimi: 17 Janar 2023, 13:49

  • Share

Pite e kosovës me spinaq

Përbërësit:

  • 4 fç miell
  • 1 e ½ fç ujë i vakët
  • ½ ls kripë
  • 1 ls vaj
  • ½ ls uthull
  • 1 tufë spinaq
  • 1 tufë qepë të njoma
  • 1 gotë kos
  • 2 lgj mazë (ajkë kosi)
  • 2 vezë
  • Kripë

Përgatitja:

Fillimisht zemë brumin me miell, ujë të vakët, kripë, pak vaj dhe uthull. E lemë brumin të pushojë për rreth 30 minuta dhe më pas e ndajmë në kuleçë të vegjël. Kuleçët më pas i hapim në rrethore (me diametër të vogjël), të cilat i vendosim njëra mbi tjetrën duke i lyer më pak yndyrë. Hapim një petë të madhe me 5-6 kuleçë dhe e shtrojmë në një tavë.

Të gjithë përbërësit e mbushjes i trazojmë mirë në një tas; spinaqin e grirë mesatarisht, qepët e njoma të grira shumë imët, vezët, kosin, mazën dhe kripën. E vendosim mbushjen në tavë dhe më pas vendosim petën tjetër të cilën e hapim njësoj si peta e parë me kuleçë. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për rreth 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?