Pite me salcë kosi dhe kërnacka nga zonja Albana

8 Shkurt 2023, 11:33| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 11:34

  • Share

Pite me salcë kosi dhe kërnacka

Përbërësit:

Për piten:

  • 160 ml qumësht
  • 80 ml ujë
  • 320 gr miell
  • 2 ls vaj ulliri
  • 2 lç maja e thatë
  • 1 lç kripë
  • 1 ls vaj vegjetal
  • Kripë

Për salcën:

  • 250 gr salcë kosi
  • 1 kastravec
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 ls lëng limoni
  • 1 ls uthull e bardhë
  • Kripë, piper i kuq i ëmbël
  • Qepë e thatë
  • Kërnacka FIX

Përgatitja:

Në një tas shtojmë qumështin dhe ujin e vakët, vajin e ullirit, majanë e thatë, kripën, dhe i lëmë të aktivizohen për 5 minuta, shtojmë miellin dhe zëmë brumin. Brumin e lëmë të vijë pak të qetësohet për gjysëm ore, dhe e lëmë të qetësohet me një qese membranë.

Brumin e presim në kuleçë të vegjël e hapim sa masa e pëllëmbës dhe e skuqim në pak vaj.

Për salcën e pites, shtojmë salcën e kosit një kastravec të grirë në rende dhe e shtrydhim që t’i heqim lëngun e tepërt. Shtojmë thelpitë e hudhrës që kemi grirë, uthullën e bardhë, lëngun e limonit duke rregulluar shijen me kripë dhe piper të kuq të ëmbël.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?