Pite me mish të grirë dhe spinaq nga zonja Albana

21 Prill 2023, 12:01| Përditesimi: 21 Prill 2023, 12:03

  • Share

Pite me mish të grirë dhe spinaq

Përbërësit:

  • 400 gr mish i grirë
  • 300 gr qepë
  • 200 gr spinaq
  • 60 ml vaj
  • 1 kg miell
  • Ujë mineral sa të marrë brumi
  • Kripë

Përgatitja:

Fillimisht zemë brumin me miell, kripë dhe ujë të gazuar. E lemë të pushojë për 30 minuta.

Ndërkohë kaurdisim mishin e grirë, qepën e grirë imët me kripë dhe piper të zi. Në fund shtojmë spinaqin.

Pasi brumi ka ardhur e punojmë dhe e ndajmë në kuleçë. Hapim kuleçët në formën e piteve, i mbushim dhe në fund i spërkasim me vaj. I vendosim pitet të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë për 40 minuta. Pasi i nxjerrim nga furra bëjmë një spërkatje të lehtë me pak gjalpë të tretur dhe qumësht.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?