Pite me lakër dhe mazë nga zonja Albana

15 Dhjetor 2023, 11:15| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 11:17

  • Share

Pite me lakër dhe mazë

Përbërësit:

  • 600 gr miell
  • 1 lgj kripë
  • 200 gr gjalpë
  • 1 kokë lakër të bardhë
  • 200 gr mazë
  • 1 gotë qumësht

Përgatitja:

Realizojmë një brumë homogjen me ujë, kripë dhe miell dhe e lëmë të pushojë për 15-20 minuta. Ndërkohë lakrën e grijmë imët dhe e vendosim të ziejë për 15 minuta. Më pas e kullojmë mirë duke e ndrydhur me duar derisa të mos ketë lëngje. Shtojmë një gotë qumësht, një lugë kripë dhe mazën.

Brumin e pites e ndajmë në dy pjesë dhe më pas në rreth 10 kuleçë, të cilët i hollojmë dhe i rreshtojmë një mbi një duke lyer secilin me nga një lugë yndyrë. Realizojmë dy petë, e shtrojmë njërën në tavë të lyer me yndyrë, vendosim një shtresë me lakrën e përgatitur dhe e mbulojmë mbushjen me petën tjetër. Formojmë rrethin e pites duke bashkuar skajet dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë për rreth 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?