Pite me kungull të njomë nga zonja Albana

13 Janar 2023, 11:54| Përditesimi: 13 Janar 2023, 11:55

  • Share

Pite me kungull të njomë

Përbërësit:

  • 100 gr djathë i bardhë
  • 1 gotë miell gruri
  • 1 gotë miell misri
  • 1 lgj sodë buke
  • 3 lgj kos
  • 2 kunguj jeshil
  • 3 qepë të njoma
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 kokërr vezë
  • Kripë, piper

Salca shoqëruese për pitet:

  • 3 lgj vaj ulliri
  • 3 presh të prerë hollë
  • 1 lgj spec djegës
  • 4 lgj kos natyral
  • 7 lgj djathë i bardhë
  • 5 lgj gjizë pa kripë
  • 1 lgj mjaltë
  • Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Grijmë fillimisht në rende kungullin, e vendosim në një tas ku shtojmë qepët e njoma gjithashtu të grira shumë imët, djathin e bardhë të thërrmuar, miellin e grurit, miellin e misrit, pak sodë buke, pak kos, 1 vezë, kripë, piper dhe majdanoz. E trazojmë mirë brumin dhe e shtrojmë në një tavë me letër pjekje. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celisus për rreth 25-30 minuta.

Pasi kulaçi apo pitja me kungull është pjekur e lemë të ftohet dhe ndërkohë përgatisim bazën e salcës ku do ta servirim. Kaurdisim me pak vaj ulliri preshin e grirë imët me pak kripë, piper të zi dhe piper të kuq djegës. Në një blender vendosim kosin, gjizën dhe djathin e bardhë, sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak mjaltë. E punojmë derisa të krijohet një salcë kremoze të cilën e vendosim si bazë në një pjatajncë. Mbi salcën vendosim preshin e kaurdisur dhe me pas piten me kungull të prerë në feta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?