Pite me kungull dimri/ Lakuriqi i shkodrës nga zonja Albana

18 Tetor 2022, 11:38| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 11:39

  • Share

Pite me kungull dimri/ Lakuriqi i shkodrës  nga zonja Albana

Përbërësit:

  • 1 kg tul kungulli
  • 4 vezë
  • 200 gr sheqer
  • 200 ml qumësht
  • 400 gr miell
  • 1 lç pluhur pjekës
  • 150 ml yndyrë

Përgatitja:

Fillimisht grijmë në rende kungullin e verdhë, e vendosim në një tas dhe nëse ka lëngje e kullojmë. Rrahim vezët me sheqerin, vajin dhe qumështin dhe më pas shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës. E punojmë mirë brumin dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë. E nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?