Pite kulaç mbushur me patëllxhanë, spec dhe domate nga zonja Albana

5 Shtator 2023, 12:58| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 13:00

  • Share

Pite pa petë me patëllxhanë

Përbërësit:

Për brumin:

  • 2 vezë
  • 200 ml qumësht
  • 200 gr kos
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 2 lç kripë
  • ½ lç sheqer
  • 1 lç sodë ose fryrës
  • 180 gr miell
  • 150 gr djathë

Për mbushjen:

  • 30 gr gjalpë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 qepë
  • 1 spec i kuq
  • 500 gr patëllxhanë
  • 1 domate
  • 1 lç kripë
  • 2 lgj miell misri
  • Erëza sipas dëshirës

Përgatitja:

Marrim dy patëllxhanë të prera në kubikë dhe i vendosim në ujë të nxehtë me kripë për 15 minuta. Ndërkohë në një tas vendosim vezët, qumështin, kripën, sheqerin, sodën e bukës dhe i përziejmë mirë. Më pas shtojmë miellin gradualisht duke e trazuar dhe në fund djathin e grirë.  

Kullojmë mirë patëllxhanët. Në një tigan kaurdisim me pak gjalpë qepën e grirë imët, hudhrën e shtypur ose të prerë në fetëza, një spec të kuq të grirë imët. Shtojmë patëllxhanët, domaten e grirë dhe erëza. Vendosim kapakun dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë mesatare.

Spërkasim një tavë me pak vaj dhe miell misri. Shtojmë gjysmën e qullit dhe më pas lugë-lugë mbushjen me patëllxhanë. Bëjmë një spërkatje me pak djathë të thërrmuar dhe përsëri një shtresë me qull. E vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?