Kronikë

Pitbulli kafshoi fëmijën, Policia Bashkiake kontrolle te Liqeni për qentë pa maska

5 Prill 2021, 15:46| Përditesimi: 5 Prill 2021, 16:02

  • Share

TIRANË- Pas rastit të rëndë, ku një i mitur është kafshuar nga qeni Pitbull, Policia Bashkiake ka zbritur në terren për të këshilluar dhe pse jo ndëshkuar qytetarët që nuk i vendosin maskë qenëve në ambientet publike. Siç shihet në këto foto, janë të shumtë qytetarët që nuk e respektojnë këtë masë duke u shndërruar në një rrezik serioz për qytetarët që frekuentojnë ambientet publike, veçanërisht në zonën e Liqenit Artificial.

Disa vite më parë, Qeveria miratoi ligjin për veterinarinë, në të cilin parashikohet në mënyrë të detajuar trajtimi i kafshëve dhe detyrimet e pronarëve të kafshëve të shoqërimit.

Një ndër pikat kryesore të këtij ligji është pajisja me maska mbrojtëse për qentë, kur ata kalojnë në vende publike. Mos respektimi i kësaj mase ndëshkohet me gjobë 5 mijë lekë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?