Keidi Bare

'Pitbulli' i Kombëtares rikthehet 'të kafshojë', Keidi Bare shekullor në Spanjë

21 Shkurt, 17:49
  • Share

Sylvinho mund të 'fërkojë duart', pasi Keidi Bare është rikthyer ai i mëparshmi në mesin e fushës. Pas shumë lëndimeve dhe javëve jashtë fushës, "Pitbulli" i Kombëtares ka marrë minuta të rëndësishme me Espanyol në La Liga 2 dhe ka vendosur një rekord.

Fieraku tanimë ka shkuar në kuotën e 100 ndeshjeve me Espanyol dhe bardheblutë e Barcelonës i kanë dhuruar një fanellë speciale duke kujtuar se është shekullor.

I fortë dhe me grintë në mesin e fushës, Bare shihet si një element cilësor edhe për kuqezinjtë që luajnë në fazën finale të Euro 2024. Shqipëria e futbollit nga 14 qershori është shortuar në grupin B të "Gjermani 2024" dhe ka përballë as më pak e as më shumë emra si Spanja, Italia dhe Kroacia.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?