Pitalka ramazani/ Simite të buta si pambuk mbushur me djathë e vezë nga zonja Albana

2 Prill, 12:28| Përditesimi: 2 Prill, 12:32

  • Share

Pitalka Ramazani

Përbërësit:

  • Miell
  • Maja
  • Kripë
  • Vezë
  • Djathë / gjizë
  • Pak gjalpë
  • Fara susami

Përgatitja:

Përgatisim brumin me miell, maja, kripë dhe e lëmë në një vend të ngrohtë që të  dyfishohet për 1-2 orë. E vendosim më pas brumin në tryezën e punës të spërkatur mirë me miell. E ndajmë në kuleçë, i hollojmë dhe i vendosim në tepsi të lyer me yndyrë, i mbulojmë dhe i lëmë të qëndrojnë në vend të ngrohtë edhe 20 minuta. Ndërkohë rrahim vezët dhe shtojmë djathin e grirë. Mbushim pitalkat me nga 2-3 lugë vezë dhe djathë, hedhim fara susami dhe i vendosim të piqen në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta. Pitalkat i shërbejmë të nxehta, sipas dëshirës mund t'i shtojmë dhe kima me mish të grirë me qepë ose suxhuk/salçiçe pule.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?