VIDEO/ Pistoletën në gojë bashkëjetueses me plumbin në fole, policia parandalon krimin e rëndë në familje në Durrës

12 Dhjetor 2021, 10:26| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 10:30

  • Share

Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje shumë të rëndë në një familje në këtë qytet. Një qytetare kërcënohej  nga bashkëjetuesi se do ta vriste me armë zjarri.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 32-vjeçari kishte mbushur pistoletën me plumbin në fole dhe ia kishte drejtuar pistoletën në gojë bashkëjetueses së tij.  Për fat 2 patrulla policie kanë qenë aty pranë dhe kanë parandaluar gjithçka.

Reagimi i menjëhershëm i forcave “Shqiponja” parandaloi vrasjen e shtetases K. B, ndërkohë që është arrestuar në flagrancë bashkëjetuesi i saj L.D. Është arrestuar edhe vëllai i tij, pasi u kap në banesën e tij, me një armë zjarri kallashnikov.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të DVP Tiranë, gjetën dhe sekuestruan edhe një kallashnikov e një pistoletë, municion luftarak e sende të tjera.

"Në total u sekuestruan: 2 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 automjete. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë nga një shtetase e cila ishte e traumatizuar dhe kërkonte ndihmë sepse po e kërcënonte për ta vrarë bashkëjetuesi i saj, kanë vlerësuar njoftimin e marë dhe menjëherë kanë mirorganizuar punën dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale dhe të menjëhershme të punonjësve të Policisë, është bërë i mundur parandalimi i vrasjes së shtetases K. B. dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: L.D. alias K., 32 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Durrës, për veprën penale “Vrasje me paramendim për shkak të mardhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbatja pa leje”, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, i cili në momentin e arrestimit mbante me vete një armë të llojit pistoletë me krehër me 8 fishekë, me të cilën do të kryente krimin. Nga veprimet hetimore të kryera, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, i shtetasit A. K., 35 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Durrës, vëllai i autorit. Këtij shtetasi, nga kontrolli i banesës iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik kallashnikov dhe 23 fishekë. Gjithashtu, në bazë të hetimit të thelluar të rrethanave të kësaj ngjarjeje të ndodhur dhe lidhjeve shoqërore të autorit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, bënë të mundur zbulimin e një banese të marrë me qira në qytetin e Tiranës, e cila përdorej nga i arrestuari, shtetasi L. D., dhe shtetasit M. L., banues në Durrës dhe E. H., banues në Thumanë Krujë, banesë në të cilën u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë provës materiale një armë zjarri automatik, me krehër dhe fishekë dhe një pistoletë me fishekë. Shtetasit M. L. dhe E. H., u shpallën në kërkim si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Armëmbajtja pa leje”, ka njoftuar policia.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?