Pispili me spinaq dhe presh nga zonja Albana

3 Janar, 13:14| Përditesimi: 3 Janar, 13:15

  • Share

Pispili me spinaq dhe presh

Përbërësit:

  • 1 kg spinaq dhe presh
  • 3 kokrra vezë
  • 2 gota miell misri
  • 1 gotë kos
  • 1 gotë ujë
  • 100 gr djathë të bardhë
  • 1 gotë shëllirë djathi
  • 1 fk vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • Piper i zi

Përgatitja:

Spinaqin dhe preshin e grijmë imët dhe e kaurdisim me vaj ulliri derisa të ulë vëllimin. Më pas shtojmë një gotë ujë dhe e lëmë të ziejë. Pasi preshi e ka përthithur ujin shtojmë shëllirën e djathit duke e përzier mirë, shtojmë kosin, vezët e rrahura, piper të zi dhe djathin e bardhë të thërrmuar.

Fillojmë dhe hedhim miellin e misrit avash avash duke e trazuar me një rrahëse vezësh që mielli të mos bëhet kokrra kokrra. E hedhim të gjithë masën në një tavë, e nivelojmë mirë, e spërkatim sipërfaqen me miell misri dhe vendosim disa copëza gjalpi. E spërkatim edhe me pak ujë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius. Do ta lëmë në furrë derisa të bëhet kore, e stakojmë temperaturën dhe e lëmë tavën në furrë për 10 minuta. Më pas e nxjerrim nga furra, e presim dhe e servirim të ngrohtë duke e shoqëruar me kos.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?