Pishkash dhe Skroskë, fshatrat ‘e harruar’ të Përrenjasit, prej vitesh pa asnjë investim! Banorët: Duam thjesht një asfaltim rruge

27 Dhjetor 2022, 16:39| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 16:43

  • Share

Pishkash Vërri, Pishkash dhe Skroskë janë tre fshatra malorë të Bashkisë Përrenjas, ku jetojnë afro 1 mijë banorë.  Çdo ditë ata duhet të përshkojnë këtë rrugë me çakull, nëpër kthesa për të marrë shërbime në qytet.

Për shkak të rrugës afro 10 kilometra, që gjatë dimrit bëhet e pakalueshme, shumë familje janë zhvendosur në zona urbane apo jashtë vendit. Ata që kanë mbetur thanë se politikanët premtojnë sa herë ka zgjedhje, por asnjëherë nuk asfaltohet. 

“Sa marrin votat ikin politikanët, rruga nuk bëhet”, tha një banor

“Disa dhe i shesin votat për një thes miell ndaj kemi mbetur kështu. Fëmijët janë larguar në emigrim dhe kur kthehen për pushime shkatërrojnë makinat. Ne jemi të harruar”, thanë një tjetër banore.

Po kështu nuk ofrohet shërbim shëndetësor, ndërsa shkolla është mbyllur disa vite më parë për shkak të rënies së numrit të nxënësve.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?