Shakira dhe Pique

Pique nuk ka paqe: Shakira është gati të lançojë një këngë të re kundër tij, kësaj radhe në bashkëpunim me Karol G, ja data kur do publikohet

25 Janar 2023, 17:22| Përditesimi: 25 Janar 2023, 17:24

  • Share

Lufta mes këngëtares kolumbiane dhe ish-futbollistit Pique vazhdon. Mediat e huaja kanë thënë se këngëtarja do vazhdojë hakmarrjen e saj me një këngë tjetër ndaj tij, në formë “hakmarrjeje”, videoklipi i së cilës mund të ketë mbaruar xhirimit. Mediat ndërkombëtare bënë të ditur se kënga e re do të publikohet më 2 shkurt.

"Aj do të këndojë së bashku me Karol G , videoklipi tashmë është incizuar dhe ajo do të kthehet sërish për të sulmuar ish-partnerin dhe të dashurën e re Clara Chia Marti. Kënga do të jetë më eksplicite se ajo e mëparshme" , tha një burim për mediat e huaja.

Vitin e fundit Shakira ka folur në dy pjesë të tjera për përfundimin e marrëdhënies së saj të gjatë me Piqué : 'Te felicitò' me Rauë Alejandro dhe 'Monotonia' me Ozuna.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?