Ping-pongu i plehrave të Durrësit, bashkia tenton t'i çojë në Sukth, banorët në protestë: Nuk i lejojmë

15 Qershor 2020, 18:27| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 18:43

  • Share

Pas protestave të banorëve në Gjirin e Lalzit, për të mos pranuar mbeturinat e Durrësit, duket se nga Bashkia Durrës ka tentativa për t'i çuar ato në fshatin Vadardhë të Sukthit.

Kjo ka hasur kundërshtim të banorëve të fshatit, të cilët kanë dalë gjithashtu në protestë për të kundërshtuar depozitimin e mbeturinave në Sukth.

Banorët e fshatit Vadardhë njësia administratave Sukth janë kundër depozitimit të plehrave në territorin e fshatit të tyre.

Banorët shprehen se prej ditësh janë duke ruajtur fshatin që të mos vijnë makinat e plehrave në fshatin e tyre dhe të mos i lejojnë.

E gjithë kjo situatë alarmante me mbeturinat e Durrësit lindi pas mbylljes së landfillit në Porto Romano. Durrësi ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore, pasi çdo cep dhe kazan plehrash në qytet është pushtuar nga mbeturinat.

Për shkak të kostos së papërballueshme për t'i çuar mbeturinat në Sharrë, Bashkia Durrës vendosi t'i dërgonte në Manëz. Kjo shkaktoi protesta të banorëve duke bllokuar kamionët me mbeturina pasi tymi dhe era e keq po u merrte frymën dhe djegia e tyre ndodhet pranë banesave ku jetojnë. Mbeturinat në atë zonë u hodhën vetëm tre ditë dhe më pas u lidh një marrëveshje një javore me landfillin e Sharrës në Tiranë, por pas skadimit të afatit, Gjiri i Lalzit u pa si alternativë, por banorët nuk pranuan. Aktualisht flitet për zonën e Sukthit, ku banorët janë duke protestuar që kjo gjë të mos ndodhë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?