Donald Veshaj dhe Bora Zemani

Piloti i parashutave të 'Big Brother': Më ofruan 5 mijë euro për t'i dërguar mesazh Donaldit! Ja pse refuzova

10 Janar 2022, 20:05| Përditesimi: 10 Janar 2022, 20:07

  • Share

Piloti i njohur i ‘Big Brother Vip’, Arbër Xhaja në një intervistë për mediat ka treguar një situatë ku i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit. 

Mesazhi duhet të përmbante fotografinë e Bora Zemanit dhe varësen që Donaldi i dhuroi moderatores.

Sipas pilotit, i kanë dhënë 5 mijë euro teksa vetë ai e ka konsideruar këtë mesazh të papërshtatshëm dhe ka refuzuar.

“Deri dje banorët ishin të lumtur se i shkonte një parashutë që u çonte mesazhe të bukura, por jo tani sepse nga fansat mund të marrin mesazhe jo të mira.” - u shpreh Arbri.

Arbri gjithashtu u distancua nga dërgimi i parashutës ditën e djeshme, ku ishte data 9 Janar dhe një mesazh i koduar për Donaldin në lidhje me Borën.

Ai distancohet nga çdo mesazh që u sjell ndonjë shqetësim secilit prej banorëve, duke e konsideruar si jo të bukur edhe surprizën e djeshme për Donaldin, i cili tashmë është në lidhje me Beatrix.


InstaStory i publikuar nga Arbër Xhaja

Komento

Komente

  • Lapraksi: 11/01/2022 18:39

    Jasha gabeli brrakes u bone me fam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?