Charles Leclerc, piloti i Ferrarit

Piloti i Ferrarit i sinqertë: Red Bull nga tjetër planet, rrezikojmë dështimin këtë sezon

21 Mars 2023, 16:32| Përditesimi: 21 Mars 2023, 16:33

  • Share

Charles Leclerc, piloti i Ferrarit është treguar i sinqertë duke vlerësuar kundërshtarët e skuderisë Red Bull. Sportisti i "Kokëkuqes" ka thënë se kundërshtarët janë nga tjetër planet, teksa sezoni për Ferrarin mund të jetë një dështim.

Në Çmimin e Madhe të Arabisë Saudite në pistën e Jeddah, Red Bull siguroi dy vendet e para, ndërsa Ferrari u mjaftua me vendet e gjashtë dhe shtatë. Edhe ky sezon duket se do jetë në "diktatin" e Red Bull, me pilotët e Ferrarit që kërkojnë ndryshimin.

“Mendova që më mirë të mbyllja garën e grumbulloja pikë se sa të rrezikoja. Rivalët janë shumë larg nesh, sidomos Red Bull nga tjetër planet. Por edhe Aston Martin e Mercedes në garë ishin para nesh, çka tregon se kemi bërë hapa pas. Kemi 3 javë kohë për të rikuperuar, në të kundërt ky sezon rrezikon të jetë një dështim”, tha Leclerc.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?