Foto nga avioni i British Airways

Piloti i British Airways rrëmbehet dhe torturohet gjatë ndalesës në Afrikën e Jugut

11 Janar, 12:20| Përditesimi: 11 Janar, 12:21

  • Share

Një pilot i British Airways thuhet se është rrëmbyer dhe torturuar pasi u sulmua jashtë një supermarketi gjatë një ndalese në Afrikën e Jugut.

Një grua i kërkoi pilotit që ta ndihmonte të çonte çantat në makinën e saj në Johanesburg, por u sulmua nga një grup burrash.

Piloti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u dërgua në një zonë të largët të qytetit, ku u torturua, raporton Daily Mail.

Thuhet se ai u dha banditëve mijëra paund. British Airways tha se autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?