Pilaf tradicional nga zonja Albana

22 Qershor 2023, 11:39| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 11:42

  • Share

Pilaf tradicional

Përbërësit:

  • 1 lgj vaj luledielli
  • 2 gota oriz
  • 4 gota lëng mishi / ujë me vegetë
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë

Përgatitja:

Në një tenxhere që nuk ngjjit hedhim pak vaj dhe sapo të nxehet pak shtojmë orizin dhe e kaurdisim derisa të skuqet paska dhe kokrra të kthehet nga ngjyra transparente në ngjyrë të bardhë ose fare pak në të verdhë. Shtojmë më pas lëngun e mishit ose ujë me koncentrat/vegetë të tretur. Rregullojmë shijen me kripë dhe e përziejmë orizin me një lugë druri. E lëmë të ziejë në zjarr të ulët (orizi nuk duhet trazuar herë pas here, pasi humbet shkrifërimin).

Pilafi është gati kur orizi e ka përthithur të gjithë ujin si dhe kokrrat e tij duken të ndara nga njëra-tjetra. E largojmë pilafin nga zjarri dhe shtojmë pak copëza gjalpi.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?