Pilaf me mish të kaurdisur me nenexhik në furrë nga zonja Albana

21 Prill 2023, 11:57| Përditesimi: 21 Prill 2023, 11:59

  • Share

Mish qingji me oriz në furrë

Përbërësit:

  • 1 qepë e madhe
  • 1 kg mish qingji
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 2 fç oriz
  • Nenexhik
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim mishin në tenxhere dhe bëjmë një kaurdisje të lehtë me qepën. I shtojmë ujin të ziejë pak në varësi të mishit. Më pas e kalojmë mishin në tavë të marrë pjekjen e duhur (rregullojmë shijen me kripë, piper, nenexhik).

Në një tenxhere kaurdisin orizin për pak minuta dhe e shtojmë në tavë bashkë me lëngun e mishit. Raporti 1 me 2. E lemë në furrë për 30 minuta në 200 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?