Pilaf me fileto pule dhe kungull

11 Janar 2021, 09:59| Përditesimi: 11 Janar 2021, 11:15

  • Share

Pilaf me fileto pule dhe kungull

Përbërësit:

300 gr fileto pule

1 qepë

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 kunguj të njomë ( mesatar)

1/2 lugë çaji Kerry

kripë

1 1/2 gotë oriz kokërrgjatë

3 gota lëng pule ose ujë

4-5 gjethe borzilok

1 thelpi hudhër

2 lugë gjelle vaj ulliri për servirje

Përgatitja:

Pastrojmë fileton e pulës dhe e presim atë në kubikë të vegjël. Po ashtu  dhe qepën e presim në kubikë imët. Në një tigan të thellë ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën për 3 minuta, shtojmë fileton në kubikë dhe I kaurdisim sëbashku për 3-5 minuta. Ndërkohë presim 2 kunguj horizontalisht në 1/4  dhe më pas në copëza me trashësi 0.5 cm dhe I shtojmë në tigan dhe vazhdojmë kaurdisjen me mishin dhe qepën sëbashku, kripë dhe 1/2 lugë çaji Kerry. Shtojmë orizin dhe vazhdojmë përzierjen dhe për 3 minuta të tjera e më pas e shuajmë me lëngun e pulës të nxehtë e përziejmë ngadalë, Vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për 10-12 minuta. Në fund shtojmë 4-5 gjethe borzilok e thelpinj hudhër të shtypur dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri e përziejmë lehtë dhe e shërbejmë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?