Piku i infektimeve, gripi mbush urgjencat në Vlorë e Krujë! Mjekët: Më të prekur janë fëmijët e të moshuarit

Dhjetëditëshi i parë i janarit ka regjistruar shifra te larta të pacientëve që drejtohen për ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore të Vlorës, të prekur nga gripi dhe sëmundjet respiratore.

Shefi i Epidemiologjise në Vlorë Agron Bashllari thotë se: "Në javën e parë të muajit janar janë rregjistruar rreth 640 vizita, shifër kjo e konsiderueshme referuar muajit dhjetor kur shifrat ishin në rreth 400-450 vizita në javë. Më të prekur mbeten moshat pediatrike por edhe moshat e treta”.

Shefi i Epidemiologjisë në Vlorë thekson se aktualisht po qarkullon gripi stinor dhe jo virusi “Covid-19”.

“Janë bërë 115 testime dhe 10 raste kanë dalë pozitiv me covid-19 vetem ne keto 9 dite te janarit”.

Po kështu në Krujë, gripi ka prekur kryesisht fëmijët që frekuentojnë shkollat dhe kopshtet thotë mjeku i urgjencës Durim Herri.

"Më tepër raste tek fëmijët e vegjël në kopshte. Janë me bark e të vjella me terapi ditore, por ka edhe raste që janë shtruar."

Pjesa më e madhe e pacientëve e kalojnë gripin pa komplikacione, ndërsa më të rrezikuar mbeten mosha e tretë, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kardiovaskulare dhe ata me sëmundje pulmonare.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?