FOTOLAJM/ Piktura e rrallë e Van Dyck shitet për 3.1 mln dollarë, 4 shekuj e humbur! U gjet nga një koleksionist

29 Janar 2023, 22:33| Përditesimi: 29 Janar 2023, 22:37

  • Share

Një pikturë e rizbuluar e Anthony van Dyck është shitur për mbi 3 milionë dollarë në ankand. Piktura që portretizon një burrë të moshuar lakuriq të ulur në një stol ka të ngjarë të jetë pikturuar midis viteve 1615 dhe 1618, ndërsa u gjet në fund të shekullit të 20-të në një fermë në Nju Jork.

Personi që e gjeti, Albert B. Roberts, e bleu pikturën e braktisur për vetëm 600 dollarë, por një historiane e vlerësoi veprën si mjaft të çmuar dhe "çuditërisht të ruajtur mirë”.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?