Piktura e Monet shitet në ankand
me çmim rekord, 44 mln $

8 Nëntor 2012, 14:02| Përditesimi:

  • Share
Piktura "Water Lilies" e Monet është shitur ditën e djeshme për afro 43.8 milion dollarë ndërsa Kandisky 23 milion dollarë. "Nympheas", një nga veprat e vitit 1905, e pikturuar gjatë qëndrimit të Monet në Givrerny të Francës, është vlerësuar 30 milion deri në 50 milion dollarë, duke arritur të shitet në një pikë të mesme.

Të ardhurat e shitjes së veprave do t’i shkojnë një shkolle private. Ndërkaq, piktura "Studie fur Improvisation 8", e Wassily Kandinsky, u vlerësua më pak duke filluar nga 20 milion deri në 30 milion dollarë. Kësisoj u vendos edhe një rekord i ri në ankand për artistin rus. Puna u shit prej fondacionit Sëitzerland's Volkart.

“Është një punim radikal që prej fillimit të modernizmit. Është një piktur tepër e rëndësishme, njëra prej atyre që mendojmë dhe presim që të vendosi një rekord në çmime”, u shpreh Brooke Lampley, kreu i artit impresionist dhe modern.

Dy skulpturat e Giacometti “La jambe” dhe “Tete sur tige” arritën përkatësisht 11.3 milion dhe 6.8 milion dollarë. Ndërsa skulptura e Picasso “Coq” u vlerësua 10 milion dollarë. Totali i ankandit ishte më pak se 205 dollarë ndonëse pritshmëria më e ulët ishte në fakt 210 milion.

(bi.ka/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?