Piktori i njohur i bashkohet PS dhe i dhuron penel kryebashkiakut: Vijo të perfeksionosh edhe më shumë Tiranën

12 Tetor 2020, 12:59| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 17:00

  • Share

Të tjera personalitete i janë bashkuar Partisë Socialiste duke dalë hapur krah kryebashkiakut Erion Veliaj në turin e tij në 27 njësitë e Tiranës. Sëfundmi, një prej emrave të njohur është dhe artisti Helidon Haliti i cili rrëfeu pse e mori këtë vendim. 

“Pse mos t’i bashkohem kësaj familjeje, kur i jam bashkuar pikërisht në vitet ’90, kur Edi Rama filloi ndryshimin. Unë e kisha profesor, pedagog në atë kohë dhe në të njëjtën klasë jap mësim. E pse mos t’i bashkohesha kësaj familjeje, kur ne në vitin 2015 kishim një ëndërr që të sillnim mijëra artistë nga e gjithë bota dhe dukej si e pamundur, por falë Erion Velisë, kjo u bë e mundur dhe ne kemi ftuar mbi 2 mijë artistë. Kemi realizuar “Bienalen e akuarelit” e cila sot, lehtësisht e kontrollueshme, është nga më prestigjiozet në botë dhe secili artist ka dëshirë të vijë në këtë vend. Ka dëshirë të vijë në këtë vend, por në 2015-ën, ne na duhej ta pikturonim Tiranën, artistët e pikturonin Tiranën. Dhe në 2017 kur e takuan kryetarin e bashkisë, ia thanë me fjalët e tij – Kemi parë ndryshime të jashtëzakonshme! Dhe nga kjo mua më vjen shumë mirë, sepse është lehtësisht e pikturueshme Tirana jashtë saj, por brenda saj në ato pikturat që themi ne urbane, kishte vështirësi.  Ndërkohë që kemi elemente të cilat spikaten dhe sinqerisht dua ta përgëzoj kryetarin e bashkisë, sepse është një nga kuratorët më të mirë që kemi dhe dua t’i fal një penel të personalizuar me emrin tim, i cili sot është në tregun e gjithë botës, sepse ju jam i bindur, jeni një detajist i jashtëzakonshëm dhe si detajist, do ta perfeksionin këtë vend, Tiranën dhe gjithçka”, tha Haliti.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ben10: 26/10/2020 11:40

    Nje shites fiqsh, s'mund te behet PIKTOR! Po si duket keta te RILINDJES I bejne te gjitha!! Ta gezojme Pitkorin Zdroms!

    Përgjigju
  • xXx: 15/10/2020 15:32

    Duhet ti bëje dhuratë ca thasë se nuk ka ku ti çojë paratë e vjedhura me mashtrime...

    Përgjigju
  • Iris: 13/10/2020 02:04

    Diten kur P.S. vendosi Mirela Kumbaron,kultura e morri te tatepjeten:anullimi I <<ONUFRIT>>,ngjarja me Butrintin,ato fustanellat qe vetem shqiptare nuk ishin,harresa dhe neglizhenca,abuzimi, qe iu be monumenteve te cultures, dhe qe vetem tani kane filluar ta marrin veten ,Galeria Kombetare e Arteve ku vetem vegjetohet,dhe ku nuk dihet, ne se hapen ekspozita, apo jo.Artistet mund te kene me shume vrejtje per politikat kulturore te P.S.

    Përgjigju
  • ani: 12/10/2020 20:29

    po ca i bashkohet PS ky kur ky eshte bythe e breke me ta sepse i ka dhene lali ca projekte

    Përgjigju
  • Akrepi: 12/10/2020 16:58

    Si duket , edhe ju te stafit , i keni shume per qef , keta qaf leshet . te na fal edhe ky zoteri piktori , se qenka edhe zevendes i zoteri Rama --sipas tij -- ne akademine e arteve si petagog ; por s'ka cudi qe neser ta shohim edhe KM ; prandaj dhe i krruhet edhe z Velia , si pasardhhes i denj i socialisteve . Mase ky zoteri ashte edhe miku juaj , prandaj edhe s'i botoni kritikat .

    Përgjigju
  • beni: 12/10/2020 13:07

    personalitete te medha. i njoihur shume Helidoni, por sa lek i dha lali eri me dale ne nje takim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?