Piktori Çaush Vathi përshëndet durrsakët me 44 tablo peisazhesh në 70 vjetorin e tij

4 Prill 2019, 16:41| Përditesimi: 4 Prill 2019, 16:50

  • Share

Piktori Çaush Vathi është paraqitur këto ditë para artdashësve durrsakë me një ekspozitë ku mbizotërojnë peisazhet.

Ekspozita e hapur në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” në qytetin bregdetar përbën një urim të 70-vjeçarit Vathi për bashkëqytetarët e tij në ditët e para të pranverës. Autori është prezantuar në ekspozitë me 44 punime në teknikën e vajit, pjesa më e madhe e të cilave peisazhe nga trevat më të bukura të vendit tonë, nga Vermoshi në Kolonjë.

I njohur edhe si organizator i disa kolonive të piktorëve më të mirë peisazhistë në vendin tonë, si dhe në Kosovë, Ulqin dhe në Italinë jugore piktori Çaush Vathi ka sjellë bashkë me hapësirat shqiptare, edhe disa tablo me natyra të qeta apo me portrete fëmijësh.

Ekspozita e tij ka gjetur miratimin e kolegëve artistë, si dhe të shikuesve të shumtë që e vizitojnë galerinë me punimet e Çaush Vathit.

a.m./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?