Pikët rekord të Napolit, Spaletti tregon 'recetën'! Mourinho: Roma s'e meritonte të humbiste

30 Janar 2023, 12:15| Përditesimi: 30 Janar 2023, 14:44

  • Share

Napoli vijon të thellojë rekordin me ndjekësit në Seria A. Kjo pasi skuadra e Spaletti-t ia doli të fitonte 2-1 supersfidën e javës së 20 kundër Romës edhe pse fusha tregoi vështirësi të mëdha.

Ishte Osimhen ai që zhbllokoi shifrat me një eurogol në minutën e 17, duke çuar peshë zemrat e të gjithë tifozëve që ishin në stadiumin ‘Maradona’. Mirëpo në minutën e 75 El Shaarawy riktheu baraspeshën, duke zgjuar edhe shpresën e Romës për fitore. Gjithsesi ky rezultat nuk zgjati shumë pasi në vijim Simeone do realizonte një gol fantastik për të dalë me fitore dhe njëkohësisht duke e çuar diferencën me Interin ndjekës në 13 pikë.

Pas ndeshjes trajneri Spaletti nuk i kurseu lëvdatat për skuadrën, ndërsa saktësoi se këto rezultate janë fryt i impenjimit të jashtëzakonshëm. Sakaq Mourinho u shpreh se ‘Roma nuk e meritonte të humbte’. Ai shtoi se ‘ndonjëherë kemi marrë fitore të pamerituara, por kundër Napolit rezultati i drejtë ishte të paktën barazimi’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?