Pikë e përbashkët policore dhe doganore me Greqinë dhe marrëveshja e ekstradimit me Spanjën, Meta dekreton dy ligjet

1 Mars 2022, 11:07| Përditesimi: 1 Mars 2022, 11:12

  • Share


Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje dy ligje të kaluara nga maxhoranca. Presidenca bën me dije se është dekretuar marrëveshja për ngritjen e një pike të përbashkët doganore me Greqinë dhe po ashtu edhe marrëveshjen e ekstradimit me Spanjën, lidhur me dorëzimin reciprok të burgosurve të të dy vendeve.

Më 3 shkurt, Kuvendi miratoi me 110 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim marrëveshjen me Greqinë për qendër të përbashkët policore dhe doganore. Shqipëria dhe Greqia nënshkruan këtë marrëveshje të luftuar krimin ndërkufitar, përfshi trafikun e narkotikëve. Marrëveshja e përbashkët parashikon bashkëpunimin policor dhe doganor dhe shkëmbim të informacioneve që lidhen me forma të ndryshme të krimit në kufijtë e të dy vendeve.

Marrëveshja e me Spanjën i hap rrugën ekstradimit të ndërsjellë të të arrestuarve nga të dy vendet me qëllim ndjekjen e tyre penale dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave. Kjo marrëveshje do të aplikohet për vepra penale të kryera para dhe pas hyrjes në fuqi të saj, por nuk mund të aplikohet për kërkesat e ekstradimit të paraqitura para hyrjes në fuqi të saj.

Njoftimi i Presidencës:

Ligjin nr. 12/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore” Kjo marrëveshje shkon në funksion të ndërmarrjes së masave të përbashkëta kundër kërcënimeve ndërkufitare nga ana e të dy autoriteteve, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionit të paligjshëm, trafikimit të drogave, ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit, si dhe krimeve të rënda.  

Ligjin nr. 17/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”.Kjo marrëveshje synon plotësimin e kuadrit juridik në fushën e bashkëpunimit të ndërsjelltë në fushën penale dhe lehtësimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës. Gjithashtu, është për t'u vlerësuar forcimi i lidhjeve mes dy sistemeve të drejtësisë dhe përmirësimi i institutit të ekstradimit lidhur me dorëzimin reciprok të kriminelëve tek autoritetet respektive të të dy vendeve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?