Pikat turistike të Lezhës në një barkod

30 Gusht 2020, 13:57| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 14:16

  • Share

Një barkod i krijuar nga Bashkia e Lezhës, pritet të tërheqë më shumë turistë në qytetin bregdetar. Ai ngjan me një aplikacion që skanohet nga telefoni dhe ku janë të vendosura të gjitha pikat më turistike dhe historike të rajonit, në mënyrë që turistët të njihen me vendet atraktive.

“Kemi realizuar këtë barkod që e kemi vendosur në vendet turistike që vizitohen më shumë nga turistët për të vizituar të gjitha vendet turistike. Faqja ka këtu atraksionet turistike aktivitetet që mund të gjesh këtu gjithashtu përkthimi shqip dhe anglisht që të ndihmojmë të gjithë vizitorët e huaj”, thotë Renaldo Xhani Drejtor i Turizmit dhe Kulturës, Bashkia Lezhë.

Për nënkryetaren e Bashkisë Lezhë Oliana Moriseni nxitja dhe promovimi i turizmit vendas është objektiv kryesor edhe pse jemi në kohë pandemie.

“Edhe pse jemi në një situatë pandemie globale kjo nuk ka ndikuar aspak që bashkia Lezhë të vazhdojë me promovimin e vendeve në forma të ndryshme ku një ndër këto mënyra është edhe krijimi i barkodit nga drejtoria e turizmit në bashkinë Lezhë ky barkod është i aksesueshëm nga çdo qytetar, ku nëpërmjet telefonit e skanon barkodin dhe nëpërmjet skanimit të shfaqet ueb site Lezha Turizëm”, shprehet Oliana Moriseni Nënkryetare e Bashkisë Lezhë.

Barkodi i krijuar me informacion për vendet turistike sipas Bashkisë së Lezhës, është një mundësi më shumë për të afruar turistë të huaj në qytet, dhe ai është i vendosur në pikat kryesore të Lezhës si dhe pranë bizneseve atje.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?