Ylber Ramadani (d)

Pika kundër Romës, Ylber Ramadani 'kërcënon' Italinë: I mundim në Europian

2 Prill, 18:32| Përditesimi: 2 Prill, 18:35

  • Share

Ylber Ramadani është pikë fikse e Leçes në Serie A. Mesfushori i Kombëtares luajti titullar të hënën në barazimin që puljezët siguruan në shtëpi kundër Romës 0-0.

Pas ndeshjes për mediet ai tha se kishin shanse për tri pikë, ndërsa ka "kërcënuar" Italinë duke thënë se kërkon sukses me Shqipërinë në Euro 2024.

“Me Italinë do të jetë një ndeshje komplekse sepse unë luaj këtu në Itali, ata janë një ekip i fortë, por ne gjithashtu do të luajmë për të fituar”, tha mesfushori kuqezi.

Për Grupin B të "Gjermani 2024" kuqezinjtë janë shortuar me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, teksa me të drejtë mediet në Kontinentin e Vjetër e kanë quajtur "Grupi i Ferrit".

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dardan Muri: 03/04/2024 16:22

    Muci ne Premier Lige,gjeja me e mire.Turqit mos behen speculante,e blene 8 mln ne janar,10mln ne korrik eshte ok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?